Surfimi nëpër rrugët e përmbytura (Video)

1Një çeke nga qyteti Pisek e ka shfrytëzuar përmbytjen e rrugëve për të bërë ca surfim. 26-vjeçarja Mila është xhiruar duke bërë surf, ndërkohë që tërhiqet nga një automjet. “Ne po ecnim nëpër qytet duke bërë fotografi dhe pastaj i pamë fëmijët duke u spërkatur me ujë dhe kjo na dha idenë”, ka deklaruar Radek, personi që e ka bërë xhirimin. Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në Republikën Çeke, Gjermani dhe Austri, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.