Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)

2 Një kompani britanike ka testuar shpërndarjen e picave me anë të një fluturakeje të vogël. Kompania “Domino’s” e ka quajtur fluturaken DomiCopter, ndërsa provat e veta i ka xhiruar dhe i ka publikuar në internet. Fluturaken e ka kontrolluar një punëtor i kompanisë, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një inovacion, i cili do të zhvillohet në të ardhmen.