Portret i Messit në vlerë prej 50 milionë dollarësh (Foto)
Gjatë fundjavës që lamë pas, futbollisti argjentinas, Lionel Messi, ka marrë një dhuratë në vlerë prej 50 milionë dollarësh nga artisti kolumbian, Mauricio Benitez.
Benitez është një artist, i cili para 13 vitesh filloi të merrej me një art të veçantë – ai krijon mozaikë nga gurët e çmuar.
Ai e ka ndërtuar portretin e superyllit të Barcelonës duke festuar golin ekskluzivisht nga kristalet Swarovski dhe ka dashur t’ia dhurojë personalisht 26-vjeçarit.
Kolumbiani deri më tash ka bërë portrete të Marilyn Monroe, Elvis Presley, si dhe atë të bashkëkombësit të tij, Radamel Falcao. /Telegrafi/
