Linda Halimi do të këndoj për boss-in e Playboy



Këngëtarja nga Kosova e cila angazhimin e saj artistik e ka shtrirë në Atlanta, ndërsa tashmë po synon tregun Amerikan, ka bërë me dije përmes rrjetit social ‘Facebook’ se në shtator do të këndoj për Boss-in e Playboy, Hugh Hefner.

Sipas Lindës ftesa ka ardhur direkt nga Hefner, ndërsa shqiptarja nuk mohon se ndjehet krenare që përreth saj do të jenë edhe lepurushkat e Playboy.

“A dini cka ka 3? Ne shtator kom me kendu te Mansioni I Hugh Heffner PLAYBOY.... :-) me Lepurushkat e Playboyit :-). Kjo ka qene kerkese personale e Hugh Hefner per te kenduar ne VipParty'n e organizuar ne Mansion qe I ka bere menaxhmentit tim...#honored ;-)”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja, mesazh këtë të cilin e ka postuar edhe në gjuhen angleze.

Ndryshe, padroni i Playboy-it pak kohë më parë pat vendosur që të rrëfej në detaj jetën e tij private, duke theksuar se ka fjetur me më shumë se një mijë femra.

Themeluesi i Playboy-it sot është i martuar me Crystal-in dhe është i vendosur t’i qëndrojë besnik sa më shumë që të mundet bashkëshortes.