Tuna fanse e zjarrtë e këngëtares serbe


Nëse shohim një Tunë me një stil ku në kokë ka një kapele të zezë e që shkruan ‘Boy’, apo e veshur seksi dhe mjaft provokuese, nuk është se janë origjinale të sajat.
Altuna Sejdiu është një fanse shumë e madhe e këngëtares serbe Jelena Karleusa dhe ajo gjithmonë i bën ‘Like’ gjërave që ajo bën, duke kopjuar edhe në cdo moment atë.
Jelena është një këngëtare që e mban vetën për një Diva në Serbi dhe ballkan, e kështu edhe Tuna jonë don të jetë ashtu.
Por nuk dimë nëse Tuna mund të shtyhet dot me Jelenën, duke ditur se serbja sfidon për pasuri dhe modë edhe Victoria Beckam, pasi ajo është e dashura e një prej futbollistëve më të paguar të Galatasarayt.
Në fakt edhe kjo foto që e sjellim te ju na duket sikur është Tuna, por jo është këngëtarja serbe, e ndërsa Tuna kësaj fotoje ia ka dhënë pëlqimin.