Kamarieri flutures në restorantin londinez (Video)

4Zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejt “Sushi YO!“ në Londër ka zëvendësuar kamerierët e tij me „kamerierët fluturues“ për të përshpejtuar shpërndarjen e ushqimit në tryezat e klientëve. Firma japoneze thotë se tashmë janë kampionë me pjatat fluturuese „iPad-controlled iTray“ duke servuar ushqimin mbi tavolinat e klientëve gjashtë herë më shpejt se që e bëjnë kamerierët e zakonshëm. Sipas shefit të restoranteve zinxhir “Sushi YO!“, Robin Rowland, stafi në këtë restorant të Londrës do të përdorë iPads për të kontrolluar shpërndarjen e ushqimit nga kamerierët fluturues.