I Hapet Gabimisht Parashuta, Përplaset Me Ndërtesën (Video)

11

Austriakja Maria Steinmayr i ka shpëtuar vdekjes pas hedhjes nga objekti i një hoteli në Spanjë. Incidenti ka ndodhur në Gran Bali Hotel në Benidorm kur në momentin e hedhjes asaj i është hapur gabimisht parashuta. Gjatë rënies ajo e ka goditur disa herë ndërtesën dhe ka përfunduar në ballkonin e katit të dhjetë. Maria është ndihmuar nga çifti që gjendej në dhomë që më pas e kanë thirrur ndihmën e shpejtë. Admirueses së sporteve ekstreme, kjo hedhje i ka kushtuar me thyerje të hundës dhe disa gërvishtje dhe mavijosje.