Ha 69 hot-dogë për 10 minuta (Video)
Joey Chestnut ka thyer rekordin personal duke ngrënë 69 hot-dogë në evenimentin tradicional të mbajtur në Coney Island të New Yorkut për nder të Ditës së Pavarësisë.
Ai ka arritur për 10 minuta të hajë hot-dogët duke thyer rekordin paraprak prej 68 hot-dogësh.
Ky është titulli i shtatët radhazi në këtë garë, ndërsa rivali i Chestnut, Matt Stonie, ka ngrënë 51 hot-dogë.
“Jam plot. Jam shumë i lumtur. Gjërat nuk mund të përfundonin më mirë”, ka thënë rekordmeni.
Në kategorinë e femrave, Sonya Thomas mbrojti titullin nga viti i kaluar duke ngrënë 37 hot-dogë.
Gara e parë e këtij lloji ka filluar në vitin 1916, kur fituesi ka arritur të hajë vetëm 13 hot-dogë