Asnjë i djathtë në festën e PS-së
Asnjë nga të ftuarit të djathtë në festën e 22-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk ishte i pranishëm, pavarësisht ftesës publike që iu bë nga selia rozë.
Selia rozë kishte dërguar ftesa për të gjithë kryetarët e partive të djathta në Kuvend dhe jashtë tij, përfshirë këtu dhe Kryeministrin në detyrë Sali Berisha, por dhe për kreun republikan Fatmir Mediu apo dhe kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.
“Sali Berisha është i ftuar ditën e hënë në festën e Partisë Socialiste që ne kemi shtyrë pas zgjedhjeve, dhe nuk diskutohet që kushdo që do ta pasojë, do të jetë kryetari i opozitës dhe do të respektohet ashtu siç nuk është respektuar deri më sot. Ftesa për Berishën është bërë jo vetëm për PD-në, por për të gjithë kryetarët e partive të opozitës”, është shprehur kryesocialisti Rama në një intervistë të dhënë ditë më parë.
Ajo çfarë nuk dihet është nëse për mungesën e tyre, kanë dhënë ndonjë arsye apo jo.